Në mes të gushtit fillon afati kalimtar për volejbollistët e volejbollistet

Volejboll

Në mes të gushtit fillon afati kalimtar për volejbollistët e volejbollistet

Nga: K. G. Më: 31 korrik 2018 Në ora: 13:46
Ilustrim

Nga zyra e Federatës së Volejbollit të Kosovës, bëhet e ditur se afati kalimtar për volejbollist dhe volejbolliste fillon në mes të muajit gusht.

Afati kalimtar pritet të jetë më i pasur me lëvizje të lojtarëve te të dyja gjinive për dallim nga vitet e kaluara. “Afati kalimtar fillon me 15 gusht dhe përfundon me 31 gusht në orën 23:59”, konfirmon për gazetën “Bota sot”, Valon Nikçi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Disa nga klubet pritet të përforcohen, siç janë Prishtina Volley, Peja, Luboteni, Theranda etj. (meshkujt) dhe Drita, Skenderaj, Prishtina Volley, Prishtina F. etj. (femrat).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat