Zhvillime interesante dhe të paqarta në volejboll!

Volejboll

Zhvillime interesante dhe të paqarta në volejboll!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 gusht 2018 Në ora: 19:19
Pamje nga një ndeshje

Debate

Në volejboll mund të ketë edhe ndryshime pothuajse edhe të mëdha në ndonjë klub elitë, në konkurrencën e femrave. Klubet po shikojnë mundësinë që të sjellin edhe përforcime adekuate për edicionin e ri.  Zhvillime interesante dhe të paqarta në prag të fillimit të afatit kalimtar në skenën volejbollistike në të dyja konkurrencat ! Në konkurrencën e meshkujve kemi dy ekipe që janë në kërkim të konsolidimit te ekipeve të tyre me lojtarë më të mirë në vend. Klubi i Lubotenit nga Ferizaj, prej klubeve më të organizuara,  fitues i Kupës këtë sezon kërkon shërbimet nga disa lojtarë të klubit volejbollistik Prishtina Volley M.  Sipas burimeve, kemi po ashtu një ofensivë te klubit Peja si kampion që po kërkon shërbime po ashtu te disa lojtarëve nga KV Prishtina Volley M. Luftë e madhe mes dy ekipeve më të mira në Kosovë po bëhen për shërbimet e lojtarit më të mirë në vend,  A. Kajtazit në rolin e organizatorit si dhe te lojtarit në rolin e qendrës Bajraktari.

Ekipi KV Prishtina Volley M, si një ndër ekipet më të suksesshme në sezonin e kaluar dhe finalist i play – off-it e ka shumë vështirë të mbaj bërthamën e skuadrës që e kishte vitin e kaluar,  Por bazuar në punën dhe organizimin e skuadrës, ekipi në fjalë është gjithmonë i paparashikueshëm.  Ekipi i Therandës do të bazohet kryesisht në lojtaret e veta, pra nga baza e shkollës së vet të volejbollit. Skenderaj po ashtu ka një numër të madh të lojtarëve kualitativë vendorë dhe do te bazohet që kampionatin ta zhvilloj me ta. Ekipet e tjera janë tash për tash të padefinuara dhe se nuk pritet ndonjë ndryshim i madh në përbërjet dhe synimet e tyre. Konkurrenca e femrave, në këtë konkurrencë si gjithmonë do të kemi zhvillime me interesante në prag të afatit kalimtar për kampionati e ri 2018-2019. Ekipi i Dritës nga Gjilani do të ketë dy-tri mungesa nga përbërja e kaluar dhe se këto mungesa do të mundohet t’i kompensoj me lojtare të huaja ose nga akademia Drita.

Mungesa e Venera Kadriut është një hendikep i madh në skuadër, andaj në rolin e pranueses ekipi i Dritës do të mundohet të gjej zëvendësimin adekuat. Ekipi i Skenderaj që disa vite nuk po ja arrin qëllimit të stoliste me titull ose me kupën e Kosovës. Këtë vit do të mundohet që këtë synim ta bëjë realitet duke u munduar të përforcohet me një lojtare kualitative vendore si psh: Rukije Mujaj e cila është aktualisht në negociata me disa klube vendore e një ndër to me e kërkuara për të është KV Skenderaj. KV Skenderaj ka edhe një numër shumë të madh të lojtareve që mbrojnë ngjyrat e kombëtares, andaj këtë vit në kampionat hynë me synime të qarta duke shfrytëzuar rastin që Drita do të jetë më e dobësuar në disa pozita, edhe pse herët është të konstatohet. Vijon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat