Prishtina F. me disa përforcime, një nga Shqipëria

Volejboll

Prishtina F. me disa përforcime, një nga Shqipëria

Nga: K. G. Më: 30 gusht 2018 Në ora: 16:01
Jehona Berisha

Klubi i volejbollit Prishtina është përforcuar me disa lojtare dhe njëra prej tyre është nga Shqipëria. Drejtori i klubit prishtinas, Mehdi Mehmeti, konfirmoi përforcimet dhe sipas tij, do të sjellin edhe disa emra tjerë,  me synime që të fitojnë titullin e kampionit. Prishtina F. është përforcuar me Herta Jahaj nga Shqipëria, Albesa Gushtini nga KV Trepça e Mitrovicës dhe Jehona Berishën, lojtare e lirë.  “Do të përforcohen edhe me disa lojtare tjera dhe shumë shpejt do t’i bëjmë të ditur emrat e tyre”, tha Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat