Edhe një klub i ri shqiptar në Maqedoni

Volejboll

Edhe një klub i ri shqiptar në Maqedoni

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 25 shtator 2018 Në ora: 11:33
Edhe një klub i ri shqiptar në Maqedoni

Qytetit të Kërçovës nga ky sezon do t‘i shtohet edhe një klub sportiv. Bëhet fjalë për klubin e volejbollit për femra, Uskana, që do të garoj në Ligën e parë të Maqedonisë.

Është ky një moment historik për qytetin e Kërcovës, por edhe për volejbollin shqiptarë në Maqedoni.

Profesori i Edukatës Fizike dhe trajneri i njohur i volejbollit, Bejtulla Emini me kënaqësi ka njoftuar themelimin e klubit Uskana.

“Qytetit tonë, respektivisht vendlindjes sonë USKANËS nga ky vit do t'i shtohet edhe ekipi i volejbollit për femra, që do të garojë në Ligën e parë të volejbollit në vend. Do të jetë ky rast historik për Uskanën tonë të lashtë, ngaqë është ekipi i parë shqiptar për femra, klub ky ku femra kërçovare do të ketë mundësi të shprehë talentin e saj dhe të përfaqësojë qytetin e saj në vend e më gjerë“.

“Me këtë akt të themelimit dhe garimit të këtij klubi në superligën e Maqedonisë, shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të parin e komunës sonë,z. Fatmir Dehari i cili e mbështeti me kënaqësi idenë tonë dhe premtoi përkrahje financiare për zhvillimin e aktiviteteve sportive. Gjithashtu një falënderim të posaçëm meriton z. Meti Ahmeti Meti Itemha, kërçovari që jeton në SHBA, i cili u kujdes për të kompletuar të gjithë ekipin me uniformë sportive, si dhe afaristë të tjerë të Kërçovës që kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar klubin financiarisht!”

“Njëkohësisht njoftojmë të gjithë prindërit, të cilët janë të interesuar që vajzat e tyre t'i regjistrojnë për t'u stërvitur dhe luajtur volejboll, ngase KLUBI I VOLEJBOLLIT USKANA ka edhe shkollën e volejbollit për mosha të reja“.

“Për fund vajzave u dëshirojmë suksese në Ligën me prestigjoze të volejbollit në vend.

Na priftë e mbara!“, ka informuar trajneri Bejtulla Emini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat