Dikur kështu dukeshin vashat e Gjilanit, por cila quhet sot ‘Tomahowk’?

Volejboll

Dikur kështu dukeshin vashat e Gjilanit, por cila quhet sot ‘Tomahowk’?

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2018 Në ora: 10:34
Dikur kështu dukeshin vashat e Gjilanit

Vitet e 90-ta kanë qenë vitet që do të mbahen mend përgjithmonë nga populli i Kosovës, për shkak të terrorit të madh nga ana e pushtuesit serb. Sporti edhe në ato rrethana ka ekzistuar dhe frymuar ashtu si ka mundur, duke luajtur në fusha dhe salla të improvizuar dhe sfiduar regjimin kriminal serb. 

Image

Këtë fotografi që i paraqesim janë të viteve të 90-ta kur klubi i volejbollit Drita nga Gjilani ka qenë shumë e fortë, me disa nga emra e shquar të këtij sporti: si Feime Shala, Arlinda Fazliu Blakiqi, Ganimete Gerbovci, Makfire Brestovci, Ibadete H Keka Lecaj, Kadrije Tosuni, Monika Behluli etj.

Image

Ganimete Gërbovci trajner në KV Prishtina F. dhe madje nga klubi i saj e ka nofkën ‘Tomahowk'

Kështu dukeshin dikur vashat e Gjilanit, që disa e konsiderojnë si gjeneratën më të mirë. Kadrije Tosuni sot punon në Departamentin e Sportit të Kosovës, kurse Ganimete Gërbovci trajner në KV Prishtina F. dhe madje nga klubi i saj e ka nofkën ‘Tomahowk’. Këtë e ka thënë 'Tomahowk' për Ganimeten drejtori sportiv i KV Prishtina F. Mehdi Mehmeti, duke provokuar trajnerët tjerë. Nofkën 'Tomahowk' e ka lënë më shumë për shkak të strategjisë së lojës dhe anës profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat