Mehmeti sa u gëzua, menjëherë iu prish qejfi!

Volejboll

Mehmeti sa u gëzua, menjëherë iu prish qejfi!

Nga: K. G. Më: 1 tetor 2018 Në ora: 10:52
Mehmeti sa u gëzua, menjëherë iu prish qejfi!

Drejtori sportiv i klubit Prishtina F. (femrat), që garojnë në elitën e volejbollit, ka shprehur disa brenga e tij dhe në një moment u gëzua, por qe menjëherë iu prish qejfi. “Në emailin e klubit na erdhi një lajm që e kemi pritur më shumë se 3 vite.

Më besoni se iu gëzova shumë këtij lajmi...Po sa u gëzova!? mbas pak kohe na erdhi një ‘RAPORT’ gjysmak apo më mirë të themi një shkarravinë i quajtur RAPORT vetëm për viti 2017. Federata jonë është eksperte e mashtrimeve, eksperti kryesor është kryetari i kësaj federate. Ai aq ka aftësi të mashtrojë sa edhe MKRS-ën e ka bë fli me mashtrim, pse e them këtë se ministria jonë ndau subvencionet për vitet: 2016, 2017 dhe 2018 pa aprovimin e raportit financiar të këtyre viteve të lartë cekura. Siç po shihet kryetari jonë ose është mashtrues i madh ose i ka në grusht institucionet e sportit të Kosovës.

Klubet e volejbollit të gjitha i ka prej vetit. I ka mbet vetëm klubi i jonë me kthye prej veti edhe ma nuk do të ketë probleme. Edhe te klubin jonë ka nisë të lëshojë ‘rrënjët’ po ai nuk e din se kurrë nuk e ka me mundur me arrit atë qëllim. Unë i paralajmërojë klubet që në kuvend të kërkohet edhe raporti i viti 2015, 2016 e pastaj të jap raportin e 2017”, shkruan Mehmeti në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat