Dikur superfuqi në Kosovë, por sot!

Volejboll

Dikur superfuqi në Kosovë, por sot!

Nga: K. G. Më: 2 tetor 2018 Në ora: 13:25
Në foto të vitit 2005 janë nga e majta në këmbë: Shqipe Kçiku, Shemsije Asllanaj, Vlora Hasani, Arbenita Ymeri, Albulena Ejupi, Deniza Hasani, Biljana Dimoska: Ulur nga e majta: Halime Fetahu, Saranda Muhadri, Ganimete Gërbovci, Teuta Cukaj, Emilia Terzievska dhe trajneri Naser Krasniqi

Para 14 viteve klubi i volejbollit Mabetex nga Prishtina ka qenë superfuqi në volejbollin e femrave të Kosovë dhe në radhët e saja kishte emra të shquar, si Shemsije Asllanaj, Biljana Dimovska, Emilia Terzievska, Ganimete Gërbovci, Arbenita Ymeri, Vlora Hasani etj.

Në foto të vitit 2005 janë nga e majta në këmbë: Shqipe Kçiku, Shemsije Asllanaj, Vlora Hasani, Arbenita Ymeri, Albulena Ejupi, Deniza Hasani, Biljana Dimoska: Ulur nga e majta: Halime Fetahu, Saranda Muhadri, Ganimete Gërbovci, Teuta Cukaj, Emilia Terzievska dhe trajneri Naser Krasniqi. “Kjo foto është e ekipit tonë kur atëherë quhej ‘Mabetex’, ishte kampion i Kosovës pesë vite më radhë: nga viti 2004 deri në vitin 2009.

Sot nga kjo gjeneratë asnjë lojtare nuk është aktive si lojtare, por mund të thuhet lirisht se ka gjen një gjeneratë e cila ka pas vlera dhe ishte gati përbërje e kombëtares së Kosovës”, tha Naser Krasniqi, drejtor sportiv në KV “M-Technologie -Prishtina V. “Sa për koincidencë sot pas plot 14 viteve ekipi në një mënyrë është pjesë e Mabetex grup por me emër ‘M-Technologie -Prishtina V’, sqaron Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat