Nora Gjakova lufton për medaljen e bronztë në Kampionatit Botëror

Xhudo

Nora Gjakova lufton për medaljen e bronztë në Kampionatit Botëror

Nga: K.Goca Më: 8 qershor 2021 Në ora: 11:59
Nora në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror

(E plotësuar) - Nora Gjakova nuk ia doli që të kualifikohet në finale.

Xhudistja e Kombëtares tonë, pësoi humbje nga kanadezja Jessica Klimkait. Nora (-57 kg) tani lufton për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova, nuk ndalet, demolon edhe rusen Anastasija Konkina, në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror. Ajo në gjysmëfinale ndeshet me kanadezen Jessica Klimkait.

Nora Gjakova kualifikohet në rrethin e tretë. Gjakova triumfon me ippon ndaj holandezes, Sann Verhagen. Xhudistja e Kombëtares së Kosovës kualifikohet në çerekfinale.

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova, tregoi formë të mirë e eliminoi polkën Julia kowalczyk.

Në rrethin e tretë ndeshet me holandezen Sanne Verhagen.

Xhudistja Flaka Loxha -77 kg nuk ia doli në duel me kanadezen, Christa Deguchi. 

Loxha eliminohet në rrethin e dytë pas fitores ndaj Justine Bishop në kuadër të Kampionatit Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat