Arbresha Rexhepi në “Tokio 2020”

Xhudo

Arbresha Rexhepi në “Tokio 2020”

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 12:43
Arbresha Rexhepi në “Tokio 2020”

Arbresha Rexhepi, do të jetë sportistja e vetme shqiptare nga Maqedonia, e cila do të garojë në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”.

Xhudistja 20 vjeçare nga Shkupi dhe kampionia e Maqedonisë në kategorinë deri më 52 kg, do të garojë në Olimpiadën verore me ftesë speciale.

Arbresha potencoi se vet pjesëmarrja në Lojrat Olimpike sjell mjaft emocione, por se do të bëj më të mirën që të bëj një paraqitje dinjitoze në kryeqendrën e Japonisë.

Ekspedita e Maqedonisë niset më 16 korrik për në Tokio, ndërsa Arbresha Rexhepi, garën e parë do të zhvillojë më 24 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat