Gjakova synon të fitojë medalje në Lojërat Olimpike 

Xhudo

Gjakova synon të fitojë medalje në Lojërat Olimpike 

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 18:35
Gjakova synon të fitojë medalje në Lojërat Olimpike 

Xhudisti i Kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova (-73 kg), është në formën më të mirë të mundshme dhe me padurim pret datën e 25 korrikut, që të dal në mejdan në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.  

“Akil Gjakova synon të fitojë medalje në Lojërat Olimpike - Tokyo2020 

Kampioni i Evropës garon në kategorinë deri në 73 kg të xhudos.

25 korrik 2021 është data kur do ta shohim xhudistin tonë në tatami.

T'i urojmë fat dhe suksese kampionit tonë”, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat