Flaka Loxha lufton për medaljen e bronztë

Xhudo

Flaka Loxha lufton për medaljen e bronztë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 15:53
Flaka Loxha lufton për medaljen e bronztë

Xhudistja Flaka Loxha është duke treguar formë të madhe.

Momentalisht është duke u zhvilluar Kampionati Evropian në grupmoshat U23 i xhudos, ku është duke garuar edhe xhudistja kosovare Flaka Loxha.

Loxha ka arritur të kalojë në raundin e dytë të repesazhit në këtë garë, ku në raundin e parë e mposhti xhudisten nga Letonia Anastasija Sokirjanska.

Loxha tani do të garojë për medaljen e bronztë, ku në raundin final do të përballet me xhudisten hungareze Andrea Karman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat