Flaka Loxha fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-23

Xhudo

Flaka Loxha fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-23

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 18:53
Flaka Loxha fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-23

Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të U-23 të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja jonë në luftën për të bronztën mundi Hasret Bozkurt të Turqisë, kategoria -57 kg.

Loxha shënoi tri fitore dhe një humbje.

Sot garuan edhe Erza Muminoviq e Laura Fazliu, të cilat u ndalën në luftën e parë.

Urime Flakës dhe komunitetit të xhudos, medalja e radhës në nivel evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat