Anton Cena: ‘Bota sot’  - gazeta e vetme atdhetare për Kombin shqiptar 

Xhudo

Anton Cena: ‘Bota sot’  - gazeta e vetme atdhetare për Kombin shqiptar 

Nga: K.G. Më: 26 qershor 2023 Në ora: 00:14
Anton Cena

Xhudisti veteran, Anton Cena dhe trajner i klubit “Polici” nga Prishtina, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

“Në fillim, me lejoni të të ju them që gazeta ‘Bota sot’ për mua ishte dritarja e vetëm apo ushqimi kryesor që nga viti 1995 e deri më sot. 

Sa isha në Belgjikë, ‘Botën sot’ e blija çdo ditë edhe pse atje vinte një dite me vonesë. 

Megjithatë isha i lumtur kur e arrija që të gjeja kohë më lexuar. 

Edhe pse në Belgjike i lexoja revistat edhe në pesë gjuhë tjera, gazeta ‘Bota sot’ dhe ajo “ Times” i Amerikës ishin gazetat më me për zemër që i lexoja. 

‘Bota sot’ ishte dhe ka ngelur gazeta e vetme atdhetare për Kombin shqiptar e mu për këtë ishte e ndaluar që të botohet në Kosovë në vitet e 90-ta. 

Ndërsa gazetat tjera që i lejonte Kasapi i Gadishullit Ilirik as që harxhoja para në to e lë më kohë.

Edhe mbas luftës çdo herë e kam lexuar me endje se ishte dhe ka ngelur gazetë që i shërben kombit dhe atdheut. 

Në Belgjikë i kam pasur të paluara të gjitha deri sa nuk me hyri uji në podrumin e shtëpisë ku ishin të palosura në kuti të veçanta.

Andaj vetëm vazhdoni me të njëjtin ritëm të informimit Kombëtar.

Ju nuk jeni më të mirët ama më të mirë se ju tani për tani nuk ka!

Kapelën poshtë”, ka uruar Cena, kampion bote për veteran në garën për polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat