Krenaria e kombit shqiptar, Majlinda Kelmendi: Urime gazeta “Bota sot”, jeni frymëzim për sportistët 

Xhudo

Krenaria e kombit shqiptar, Majlinda Kelmendi: Urime gazeta “Bota sot”, jeni frymëzim për sportistët 

Nga: K. G. Më: 26 qershor 2023 Në ora: 14:04
Majlinda Kelmendi

Krenaria e kombit shqiptar, legjenda e xhudos Majlinda Kelmendi, aktualisht trajnere në kombëtaren e Kosovës, ka uruar me përzemërsi 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Majlinda Kelmendi, vajza që lartësoi shtetin e Kosovës, kombin shqiptar, medalistja e artë olimpike, kampionja e botës dhe e Evropës, nuk ka trofe që ekziston në botë që nuk e ka fituar, tha se “Bota sot” gjithmonë është në përkrahje të vlerave sportive.

Majlinda, vajza që detyroi shtetin rus dhe gardën ruse që ta nderoi himnin dhe Flamurin e Republikës së Kosovës.   

“Urime gazeta “Bota sot”, frymëzim për sportistët. “Bota sot” asnjëherë nuk është ndalur duke paraqitur sukseset e sportistëve kudo që jetojnë e veprojnë.

Urime shumë urime për gazetën ‘Bota sot’, gjithmonë zëri i fuqishëm i sportistëve", -  ka uruar Majlinda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat