​Kuka ndalet

Xhudo

​Kuka ndalet

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 13:31
Loriana Kuka

(E plotësuar) - Loriana Kuka është ndalur në luftën e dytë të Evropianit të xhudos në Montpellier.

Kuka në luftën e dytë mori tri dënime dhe u mposht nga holandezja Sanne Van Dijke.

Xhudistja jonë, Loriana Kuka e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Montpellier të Francës.

Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka raundin e parë ishte e lirë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten suedeze, Anna Bernholm.

Tani, Loriana do të përballet me holandezen, Sanne Van Dijke, ku në rast fitoreje do ta siguronte çerekfinalen e Evropianit të xhudos. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat