Kuka: Evropiani absolut po vjen në Kosovë!

Xhudo

Kuka: Evropiani absolut po vjen në Kosovë!

Nga: K.G. Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 12:59
Kosova

Kosova është gati për ngjarjen më të madhe që do të organizohet në kryeqytetin tonë, Prishtinë.

Për herë të parë në histori, do të organizohet Kampionati Evropian i xhudos në shtetin tonë, në shtetin më të ri në botë.  

Driton Kuka, selektori i kombëtares së Kosovës, është krenar për ngjarjen e madhe që do të organizohet në vendin tonë.

“Në kryeqytetin tonë javën tjetër po zbarkojnë Elita e xhudos Botërore.

Kampionati Evropian absolut deri 73 kg për meshkuj dhe deri 57 kg për femra mbahet më 16 dhjetor në Prishtinë!

Hera parë të kemi nivel kaq të lartë në shtetin tonë.

Kategoria 73 kg do jetë e çmendur me emra më të mëdhenj të xhudos Botërore sot për sot!

I pari i Ranglistës Botërore Azeri Hajdarov,legjenda e xhudos Kampion Olimpik Shavdatuashvili,nẽnkampioni Olimpik Italiani Lombardo do vijnë në Kosovë e për ne garojnë Akil Gjakova dhe Dardan Cena që do jenë të motivuar si kurrë më parë!
Kategoria e femrave deri 57 kg përveç dy Kampioneve tona Olimpike do marrin pjesë nga Elita Botërore edhe shumë medaliste Botërore e Evropiane!

Pallati i rinisë me datë 16 dhjetor do shoh yjet e sportit të xhudos!

Presim përkrahje nga tribunat për Kampionët tonë!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat