​Haradinaj: Sukseset e xhudistëve tanë janë pasuri kombëtare

Xhudo

​Haradinaj: Sukseset e xhudistëve tanë janë pasuri kombëtare

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 19:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Kosova sot fitoi plot katër medalje në Kampionatin e Hapur Evropian të xhudos që u mbajt në Prishtinë.

Akil Gjakova u stolis me medaljen e artë, kurse të bronztën e fituan Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Dardan Cena.

Me këtë rast, ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Kosova e ka ndritur arenën ndërkombëtare falë xhudistëve tanë, të cilët i konsideroi pasuri kombëtare.

“Xhudoja vazhdon të jetë sporti më kulminant në vend. Kosova ka ndritur në arenën ndërkombëtare falë xhudistëve tanë të talentuar, të cilët kanë sjellë triumfe të njëpasnjëshme për vendin tonë.

Sukseset e xhudistëve tanë janë pasuri kombëtare, dhe kjo meritë shkon te mjeshtri i madh Toni Kuka dhe familja e tij”, shkroi Haradinaj në “Facebook”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat