Presidentja e Kosovës: Asnjë fitore nuk është sikur kjo para publikut të Kosovës

Xhudo

Presidentja e Kosovës: Asnjë fitore nuk është sikur kjo para publikut të Kosovës

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 23:22
Presidentja e Kosovës duke dorëzuar medaljet

Një e artë dhe tri të bronzta ishte bilanci i medaljeve që ekipi i Kosovës në xhudo fitoi në Kampionatin e Hapur Evropian që u mbajt sot në Prishtinë

Akil Gjakova ishte kryefjala e këtij kampionati, duke e fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Përveç tij, medalje të bronzta fituan edhe Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Dardan Cena.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një reagim pas këtij suksesi.

“Kosova, shtet i xhudos. Në Kampionantin e Hapur Evropian të mbajtur në Prishtinë, Akil Gjakova shkëlqeu duke marrë të artën e Distria Krasniqi, Dardan Cena e Nora Gjakova me medalje të bronztë.

Asnjë fitore nuk është sikurse kjo para publikut kosovar.

Prandaj për këtë ju falënderojmë përjetësisht: Majlinda, Driton e Agron Kuka”, shkroi Osmani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat