Gjakova: Dita e djeshme ka qenë një nga më të veçantat në karrierë

Xhudo

Gjakova: Dita e djeshme ka qenë një nga më të veçantat në karrierë

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 23:10
Gjakova

Akil Gjakova ishte fitues i medaljes së artë, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Akil Gjakova në emisionin “Favorit” është rrëfyer pas medaljes së fituar ditën e djeshme në Kampionatin e Hapur Evropian të xhudos, që u mbajt për herë të parë në Kosovë.

“Dita e djeshme ka qenë një nga më të veçantat në karrierë.

Prej momentit kur jam futur në tatami mu kanë rritur ndjenjat dhe emocionet. Ishin vështirë të kontrollueshme.

Të pranishmit besoj se më dhanë motiv të madh. Nga momenti i parë kisha një ‘flakë’ në trupin tim.

Dje është dashur më lënë shpirtin, t’u tregojmë të gjithëve  që ne jemi të fortë dhe luftojmë për atdhe. Kam qenë gati me vdekë për me pa flamurin e Kosovës duke u ngritur.

Synimet kryesore në karrierë janë që t’i arrijë të gjitha medaljet e mundshme. Më mungon medalje botërore dhe olimpike”, tha Gjakova.

“Familjarët ishin prezent në sallë. Ka qenë ndjenjë e veçante se edhe ata që jetojnë jashtë ishin këtu. Ndjenjë e veçantë. Më thanë që kanë qarë dhe kanë përjetuar momentet më të veçanta”, deklaroi mes tjerash Akil Gjakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat