Emblemë e sportit të Kosovës, e detyroi gardën ruse ta nderoi himnin e shtetit tonë 

Xhudo

Emblemë e sportit të Kosovës, e detyroi gardën ruse ta nderoi himnin e shtetit tonë 

Nga: K. Goca Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 16:28
Majlinda Kelmendi

I dhuroi Kosovës gëzimin e parë. 

E bëri të përlotet Kosovën dhe kombin shqiptar.

Krenaria e kombit, kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi, sot është trajnere e kombëtares së Kosovës. 

Emblemë e sportit të Kosovës!

Emri i saj është frymëzues për të gjitha sportet!

Xhudiste që dridhi botën, që detyroi gardën ruse të nderoi himnin e Republikës së Kosovës.

Që detyroi gardën ruse t’i rri gatitu Flamurit të Kosovës.

Atë që e bëri Majlinda, nuk e bëri askush!

Bota shkruante e komentonte për të artën e Kosovës.

Majlinda i dha frymë sportit e shtetit të Kosovës.

Majlinda i hapi rrugët e medaljes së artë olimpike, duke pasuar edhe trimëreshat Nora Gjakova e Distria Krasniqi.        
Majlinda dhuroi emocione e lot gëzimi shtetit të Kosovës, popullit të shumë vuajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat