Ekipi i xhudos po merr pjesë në kampin olimpik në Austri

Xhudo

Ekipi i xhudos po merr pjesë në kampin olimpik në Austri

Më: 9 janar 2024 Në ora: 16:44
Ekipi i Kosovës 

Ekipi i Kosovës i xhudos po merr pjesë në aktivitetin e parë të këtij viti, kampin olimpik në Mitersill të Austrisë.

Në këtë Kamp Olimpik po marrin pjesë rreth 1,000 garues nga 55 shtete, njofton Federata e Xhudos së Kosovës.

Ky është edicioni i 30-të i organizimit të këtij Kampi Olimpik në Austri.

Pjesë e kampit nga Kosova janë ekipi olimpik dhe partnerët e tyre. Përgatitjet po shkojnë mirë, stërvitjet po zhvillohen dy herë në ditë, të koncentruara tek ndeshjet”, njofton Federata e Xhudos.

Xhudistët dhe xhudistet xhdo të kenë ushtrime dhe kampe të shumta gjatë këtij viti pasi synojnë të përgatiten sa më mirë për Olimpiadën që do të mbahet në Paris të Francës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat