Putin: Xhudo nuk është vetëm sport, por edhe filozofi

Xhudo

Putin: Xhudo nuk është vetëm sport, por edhe filozofi

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 gusht 2016 Në ora: 13:45
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është rritur në një lagje problematike, duke sqaruar shumë vite më vonë me humor se ai nuk është pioner por huligan. Për të mbijetuar në këtë lagje mësoi xhudizmin dhe filozofinë “godit përpara se të goditesh”. Në vijim botasot.info ju sjell kujtimet e tij, ku flet edhe për sportin e xhudos.

“Me sport fillova të merrem në moshën dhjetë ose njëmbëdhjetëvjeçare. Kjo pasi kuptova se karakteri im luftarak kishte nevojë për përmirësime. Fillova të stërvitem me boks, por nuk zgjati shumë. Theva hundën dhe më dhimbte shumë. Të gjithë më thonin se duhesha të bëj operacion, por unë refuzova kontrollet mjekësore. Vërtet që pas një kohe hunda mu rehabilitua, por unë i thash lamtumirë boksit.

Vendosa të ushtroj sambo. Në atë kohë sambo ishte sport shumë popullor dhe gjeta një trajner tepër të njohur: Anatolij Rahlin. Edhe sot e kësaj dite ai po ushtron vajza e djem të rinj. Kur i pa aftësitë e mia, trajneri më udhëzoi që të merrem me xhudo. Aty kuptova se xhudoja nuk është vetëm sport, ajo është filozofi - njohje e më të mëdhenjve, njohje kundrejt kundërshtarit.Në xhudo nuk ka të dobët. Gjithçka aty fillon me punët rituale dhe mbaron me punë krahasuese. Ka karakter edukues. Mundet kundërshtarët në xhudo të qëndrojnë njëri kundër tjetrit, por mundet në vend të “poklon” menjëherë të gjuash kundërshtarin. Me njerëzit që mësuam xhudon edhe sot e kësaj dite kemi kontakte të mira,” thotë Putin në intervistën e marrë nga libri i tij “Putin, në veten e parë.”/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat