FMK: Ministri, edhe ne jemi sportistë të Kosovës, a ka para për ne!

Xhudo

FMK: Ministri, edhe ne jemi sportistë të Kosovës, a ka para për ne!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 15:51
Mundësit e Kosovës

Federata e Mundjes e Kosovës është e revoltuar së tepërmi, për faktin se nuk kanë mjete për të marrë pjesë në garat e ndryshme ndërkombëtare. Ata kërkojnë mbështetje nga Ministria e Sportit, sikurse ndodhë edhe për shumë federata tjera. Megjithatë mundësit morën rrugën për në Slloveni dhe me mjete kush e di se si kanë mundur t’i sigurojnë, qoftë nga familja apo ndonjë sponsor! “MKRS edhe FMK është e licencuar tek ju.

Mundësit nga Kosova javën e kaluar morën pjese ne Kampionatin Ballkanik te mundjes për juniorë në Bursa të Turqisë, duke fituar dy medalje te bronzta për shtetin e Kosovës, sot udhëtojmë për në Slloveni. Pastaj me datë 24-25.11.2017 kemi turneun ndërkombëtar Adem Jashari, ndërsa MKRS na ka mbështet vetëm me një kest deri me tani nga memorandumi i nënshkruar ne mese te MKRS-s dhe FMK-s. Është ironike ku zyrtaret e Departamentit te Sportit i ndihmojeni me dy dhe tri këste Federatat te cilat nuk kanë as dy aktivitete ne këtë vit. E sporti me traditë me të vjetër ne Kosove lihet anash. Gjatë këtij viti kemi realizuar shumë aktivitet me mjete të huazuara.

Sot me date 01.11.2017 mundësit dhe mundëset e Kosovës të kategorive pionierë dhe kadet kanë udhëtuar për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të mundjes që do të mbahet në Murska Subota të Sllovenisë nga data 02-06.11. 2017. Delegacioni i FMK-së që do të merr pjesë në këtë kampionat, përbëhet nga Sylejman Shala - anëtar bordi i FMK-se Ziber Xhoni dhe Ferat Ramadani - trajner, Diellza Gashi, Venera Asllani, Njomza Krasniqi dhe Elvira Krasniqi-mundëse. Urim Qaili dhe Luan Nrecaj, mundës”, thuhet nga Federata e Mundjes e Kosovës. FMK ka një mesazh shumë të qartë, sipas ytre edhe sportistët e saj i takojnë këtij nën qiellit të Kosovës dhe meritojnë të përkrahen me atë që iu takon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat