Distria apo fuqia për Evropë

Xhudo

Distria apo fuqia për Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 16:58
Distria Krasniqi

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (52 kg) pa dyshim se është fuqi për Evropë. Ajo stoliset me titullin e kampiones së Evropës për U-23, duke pasuruar shtetin e  Kosovës edhe me një medalje të artë. Një sukses i madh dhe paralajmërim se Distria do të jetë edhe më e fortë për Lojërat Olimpike që do të mbahen në vitin 2020 në

Tokio. Ajo çfarë pamë në finalen e madhe kundër rumunes Alexandra-Larisa Florian, pa dyshim se ishte shumë më e mirë. Distria luftoi si luaneshë, kontrolloi gjithë luftën dhe nuk i la në asnjë moment rivales që të jetë e rrezikshme. Me mençuri e teknikë e gjunjëzoi rumunen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat