Majlinda e treta, Distria e Nora të pestat në ranglistën Botërore

Xhudo

Majlinda e treta, Distria e Nora të pestat në ranglistën Botërore

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 15:33
Distria Krasniqi

Xhudistet Distria Krasniqi (52 kg) e Nora Gjakova (57 kg) janë ngjitur në Top 5-she të ranglistës Botërore të xhudos, një sukses i madh i tyre. Anëtarja e kombëtares së Kosovës, Distria,  të premten e kaluar u stolis me medalje të artë në turneun ndërkombëtar “Grand Prix”. Distria ngjitet në vend të pestë me 2894 pikë. “Distria Krasniqi pas fitores në Grand Prix të Hagës hyn në Top 5 të Ranglistës Botërore!”, shkruan Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës. Po ashtu edhe Nora shkëlqeu në “Grand Prix”, duke u stolis me medalje të artë të premten që e lamë pas dhe tani renditet në vend të pestë me 2850 pikë. Krenaria jonë, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi (52 kg), tani bie në vend të tretë me 3258 pikë, por me gjasa të mëdha sërish të rikthehet në krye.  

Top 5-shi në 52 kg

1. Erika Miranda (Brazili)      3954

2. Ai Shishime (Japonia)        3800

3. Majlinda Kelmendi  (Kosova) 3520

4. Gili Cohen (Izraeli) 3258

5. Distria Krasniqi (Kosova)   2894

 

Top 5-shi në 57 kg

1.Sumiya Dorjsuren (Mongolia) 5682

2. Tsukasa Yoshida (Japonia) 3880

3. Helene Receveaux   (Franca)     3050

4. Rafaela Silva (Brazili) 3016

5. Nora Gjakova (Kosova)     2850

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat