Kuka: Superioritet...

Xhudo

Kuka: Superioritet...

Nga: K.Goca Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 11:45
Nora Gjakova gjatë garës

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i ngazëllyer që me garueset e tija e ndihmoi klubin e mirënjohur turk Galatasaray që ta fitoi medaljen e bronztë në Champions League në xhudo. “Nora (Gjakova) dhe Distria (Krasniqi) në Ankara ishin figurat kyçe në fitoren e Galatasarayt, pra të medaljes së bronztë, me fitore në secilën luftë të tyre në Champions League - Golden League!
Kulmi ishte në luftë për medalje kundër ekipit francez, ku Distria garoj në 57 kg kategori më e lartë se e saj kundër francezes Posvite që e fitoj në vazhdime, kurse Nora në 63 kg tregoj superioritet sikur edhe në çdo luftë tjetër!
Atmosferë e bukur në palestrën e stërmbushur!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat