KXH Ippon dominon në turneun “Adem Jashari”

Xhudo

KXH Ippon dominon në turneun “Adem Jashari”

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 11:51
Akil Gjakova nënkampion Evropian U23 për 2017

Është zhvilluar garë e fortë në kryeqytetin e Kosovës, turneu “Adem Jashari” në xhudo. “Në Prishtinë përfundoj turneu ndërkombëtar “Adem Jashari “ me pjesëmarrjen e shteteve të regjionit dhe dominim absolut i Klubit të xhudos “Ippon” nga Peja me 15 medalje të arta që edhe u shpall klubi më i mirë i turneut!

Garuesi më i mirë u shpall Arbër Kullashi, kurse Leutrime Krasniqi më e mira ndër vajza! Organizator Teknik Polici i Prishtinës! Referuan Shahin Behrami, Fatmir Salihaj dhe Burim Fetahu.

Garat janë mbajt për kadetë dhe seniorë, pjesëmarrës në garë ishin edhe medalistët Evropian Akil Gjakova, Shpat Zekaj dhe Laura Fazliu që fituan medalje të arta në kategoritë e tyre”, bëri të ditur Driton Kuka, trajner i xhudos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat