Kush ia ndali rrymën Driton Kukajt?

Xhudo

Kush ia ndali rrymën Driton Kukajt?

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2018 Në ora: 17:52
Driton Kuka

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ankohet për rrymë. Por kush ia ndali rrymën? “Momentalisht në Kosovë kemi garues kulminant të huaj në përgatitje dhe si për inat ndalet rryma në kohën e stërvitjes! Fort keq, dimër i ftohtë për ndriçim disi ia dalim por temperatura shkon shumë gradë minus!

Ekipi ynë nuk ndalet as në të ftohtë s’jemi ndalur kurrë, por garuesit kulminant që i kemi mysafir vështirë do vijnë prapë në përgatitje në Kosovën tonë. Lagja me kampion Evropian, Botëror e Olimpik ju përshëndet prej errësirës”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat