Nora si bombë, fiton të artën, Distria e shkëlqyeshme - e argjendtë në Tunizi

Xhudo

Nora si bombë, fiton të artën, Distria e shkëlqyeshme - e argjendtë në Tunizi

Nga: K.Goca Më: 19 janar 2018 Në ora: 12:41
Nora Gjakova

Xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi shkëlqejnë në Kupën e Botës - “Grand Prix”, që u mbajt në Tunizia. Nora u stolis me medalje të artë në kategorinë 57 kg, kurse Distria me të argjendtë në 52 kg. Nora dëshmoi cilësitë të jashtëzakonshme, duke mundur një nga një rivalet.  Anëtarja e kombëtares së Kosovës, ka qenë sikur bombë për rivalet.  Ajo në finale u përballë me garuesen nga Koreja e Jugut, Youjeong Kwon. Nora dëshmoi teknikë të përsosur dhe iu qas duelit me seriozitet të madh, duke mos lejuar në asnjë formë që rivalja të përfitoi nga ndonjë gabim i saj.  Një sukses i madh në hapje të edicionit të ri, duke paralajmëruar se ky vit do të jetë i madh për të. Nora në rrethin e parë e mundi turken Nazlican Ozerler, pastaj tregoi luftë të madhe në përballje me garuesen nga Hong Kongu, Po Sum Leung dhe kualifikohet në gjysmëfinale, ku ka qenë shumë më e mirë se Miryan Roper nga Panama. Në finale shkëlqeu ndaj Kwonit. 

Image

Distria Krasniqi

Ndërkaq, xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë 52 kg. Ajo në rrethin e parë e demoloi para kohe rivalen nga Tunizia, Amani Gannouni, më pas e mposhti spanjollen Ana Box Perez. Në gjysmëfinale Disi e gjunjëzoi Anja Stangar nga Sllovakia, ndërsa në finale pësoi humbje nga Jessica Pereira e Brazilit. Në katër sekondat e fundit u mund me ippon nga braziliania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat