Ekipi i xhudos me në krye me Majlinda Kelmendin, vizituan Festivalin Olimpik PyeongChang 2018

Xhudo

Ekipi i xhudos me në krye me Majlinda Kelmendin, vizituan Festivalin Olimpik PyeongChang 2018

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 17:15
Ekipi i xhudos me në krye Majlinda Kelmendin, vizituan Festivalin Olimpik PyeongChang 2018

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, xhudisti i mirënjohur, Akil Gjakova, trajneri – kampion olimpik, Driton Kuka dhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, kanë vizituar të martën Festivalin Olimpik PyeongChang 2018, i cili po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Mysafirët patën rastin të praktikojnë edhe sportin e kërlingut, i cili bashkë me patinazhin dhe hokejin po promovohen nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Prania e ekipit të xhudos, zgjoi kureshtjen e të pranishmëve, të cilët patën rastin ta shohin medalistën e artë në LO RIO 2016, Majlinda Kelmendi, duke shfaqur aftësitë e saj edhe në kërling.

Akil Gjakova me vete kishte edhe medaljen e artë të fituar javën e kaluar në Grand Slamin e Parisit.
Më pas, kampionët tanë, iu drejtuan edhe fushës me akull sintetik, ku dhjetëra fëmijë dhe vullnetarë patën rastin të fotografohen me ta.
Në 12 ditët e deritashme prej se ka filluar Festivali, sportet e kërlingut dhe patinazhit i kanë praktikuar dhjetëra mijëra fëmijë, kurse në dy ditët e fundit (24 dhe 25 shkurt) fëmijët do të shijojnë edhe sportin e hokejit.
Kujtojmë që me organizimin e këtij Festivali Olimpik, KOK-u është bërë Komiteti i nëntë Olimpik në botë, që organizon një festival të tillë madhështor, pas shteteve të fuqishme si: Italia, Franca, Belgjika, Holanda, Sllovenia, Republika e Çekisë, etj. 
Festivali po mbahet krahas Lojërave Olimpike Dimërore PyeongChang2018, të cilat po përcillen në ekranin gjigant të vendosur skaj aktiviteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat