Kuka: Lajthitjet e antivlerat nuk do të vlerësohen më!

Xhudo

Kuka: Lajthitjet e antivlerat nuk do të vlerësohen më!

Nga: K.G. Më: 7 mars 2018 Në ora: 17:10
Driton Kuka

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, është krenar që xhudoja është sporti numër një në vendin tonë. “Xhudo, sporti nr.1 në Kosovë! Kategorizohen Sportet, sportistët dhe trajnerët sipas Ligjit për Kategorizim nga Ministria!

Pas shumë kërkesave që kjo të ndodh ma në fund Shteti i Kosovës kryen një punë serioze dhe të madhe Rezultatet e vlerat tani do shohin dritën aq sa e meritojnë, lajthitjet e antivlerat nuk do të vlerësohen më! Tashmë do të dihet cilat sporte, cilët sportist dhe cilët trajner kanë vlera në shtetin tonë! Ditë e madhe për sportin ditë e madhe për vlerat në sport!”, tha Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat