Katër xhudistë tanë kërkojnë medalje në Kupën Evropiane

Xhudo

Katër xhudistë tanë kërkojnë medalje në Kupën Evropiane

Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:30
Xhudistët e Kosovës

Kupa Evropiane “Sarajeva 2018”, është gara e ardhshme ndërkombëtare, ku do të marrin pjesë xhudistët tanë. Bëhet fjalë për kategorinë e juniorëve, në të cilën vendin tonë do ta përfaqësojnë, Shpat Zeka (-100 kg), Erza Muminoviq (-44 kg), Flaka Loxha (-57 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg).
Zeka dhe Fazliu ditë më parë u shpallën “Shpresa Olimpike 2017” nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Xhudistët kanë udhëtuar sot drejt Bosnjës e Hercegovinës, bashkë me trajnerin, Fatos Tabaku. Garat mbahen nesër dhe pasnesër. Iu urojmë suksese garuesve tanë në rrugën drejt medaljeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat