Edhe një fitore e Kosovës në tavolinë ndaj Serbisë

Xhudo

Edhe një fitore e Kosovës në tavolinë ndaj Serbisë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 14:26
Flaka Loxha

Flaka Loxha ka kaluar në finale të Kupës Evropiane për junior pasi xhudistja serbe nuk u përball me të në gjysmëfinale.

Trajneri Driton Kuka, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka njoftuar se pas dy fitoreve të rregullta, Flaka Loxha në gjysmëfinale e priste xhudisten serbe, e cila nuk u paraqit për luftë dhe kështu, ajo ka kaluar në finale të Kupës Evropiane.

"Flaka Loxha në finale të Kupës Evropiane për junior! Shënoj dy fitore dhe në ndeshjen gjysëmfinale garuesja e shtetit të Serbisë nuk doli në luftën gjysëmfinale!", ka shkruar Kuka.

“Flakës suksese në finale e ne betejat dëshirojmë ti bajmë në tatami si gjithmonë! Politika ska vend në sport”, ka thënë Kuka", vijon në postimin në Facebook.

“Erza Muminoviqi në kategorinë 44 kg ka shënuar dy fitore dhe është duke ecur drejt medaljes e sigurt! Xhudo po vazhdon tutje me suksese,dy medalje sot po vijnë për shtetin tonë të ri”, shkruhet më tej.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat