Driton Kuka: E nderuat familjen, klubin dhe mbarë kombin shqiptar

Xhudo

Driton Kuka: E nderuat familjen, klubin dhe mbarë kombin shqiptar

Më: 25 mars 2018 Në ora: 18:15
Pamje nga ngjarja

Kosova ka fituar katër medalje të xhudos në Kupën Evropiane për Junior që u zhvillua në Sarajevë të Bosnës, shkruan indeksonline.

Shpat Zeka fitoi të artën, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha fituan medalje të argjend ndërsa Laura Fazliu të bronztë.

Me këtë rast i ka uruar edhe trajneri kosovar, Driton Kuka, duke iu thënë se kanë nderuar mbarë kombin shqiptar.

Ky është urimi i Driton Kukës:

Shpat Zeka i artë kategoria 100 kg!

Laura e bronztë kategoria 63 kg!

Kupa Evropiane për junior në Sarajevë si kurrë më parë!

Kosova me gjah të plotë plot katër medalje me katër garues nga Bosna për shtetin tonë.

Familjet e juaja,klubin e juaj,mbarë kombin shqiptar po e bëni krenar e më së shumti mua që po ma shpaguani çdo sekondë të punës me ju!

Bravo Shpat,Flaka,Erza e Laura!

Bravo e madhe për asistent Tosin [????] [????]

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat