Gjakova superiore ndaj jugokoreanes, e artë në Turqi

Xhudo

Gjakova superiore ndaj jugokoreanes, e artë në Turqi

Nga: K.Goca Më: 6 prill 2018 Në ora: 11:43
Nora Gjakova

(E plotësuar) - Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në kategorinë 57 kg. Nora e ka mundur Jandi Kim nga Koreja e Jugut. Në një luftë shumë të fortë, Nora u tregua më e shkathët, duke e mundur jugokoreanen. Kosova stoliset me tri medalje, Distria Krasniqi (52 kg) e Nora Gjakova të arta dhe Fjolla Kelmendi e argjendtë në kategorinë 52 kg. 

Xhudistja Nora Gjakova shkeli një nga një rivalet dhe është në gjysmëfinalen e Grand Prix në Turqi. 

Gjakova e mundi para kohe turken Tugba Zehir, ndërsa e deklasoi Ksennia Beldiagina nga Kyrgystani dhe në gjysmëfinale e mundi amerikanen Leila Akiyama. Gjakova është në finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat