Alvin Karaqi lufton për medaljen e bronztë në Premier Ligën në Maroko

Xhudo

Alvin Karaqi lufton për medaljen e bronztë në Premier Ligën në Maroko

Më: 7 prill 2018 Në ora: 17:31
Alvin Karaqi

Alvin Karaqi është një fitore larg fitimit të medaljes së bronztë në Premier Ligën e karatesë, që po mbahet në Rabat të Marokut. 

Karateisti ynë, në kategorinë -84 kg, e nisi keq garën, duke u mposhtur nga egjiptiani, Ahmed Elmasry, por përmes repesazhit shënoi dy fitore, ndaj francezi Grillon Kenji dhe spanjollit, Pablo Arena. Në luftën për medaljen e bronztë garon me ukrainasin, Valerii Chobotar.

Nga garuesit tjerë, Adelina Rama dhe Diellza Dragusha u ndalën në luftën e parë, ndërsa Fortesa Orana në të dytën. I pafat ishte edhe Herolind Nishevci, që po ashtu sot u mund në luftën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat