Loriana çmend të gjithë, në sekondën e fundit mat ukrainases dhe fiton të artën

Xhudo

Loriana çmend të gjithë, në sekondën e fundit mat ukrainases dhe fiton të artën

Nga: Kemajl Goca Më: 8 prill 2018 Në ora: 11:54
Loriana Kuka

Xhudistja Loriana Kuka në finale u ndesh me ukrainasen  Anastasiya Turchyn dhe triumfoi në garën Grand Prix në Antalia të Turqisë.   

Luftë e fortë, por Loriana u tregua e kujdesshme në çdo çast dhe nuk ka lejuar rivalen që të marr përparësi të madhe.

Në sekondën e fundit, Loriana me teknikën e përsosur të saj, la të shtangur rivalen, duke e mundur. Loriana e artë!

Kjo është medalja e katërt për kombëtaren e Kosovës, pas të artave të Nora Gjakovës (-57 kg), Distria Krasniqi (-52 kg) dhe të argjendtën Fjolla Kelmebndi (-48 kg). 

* * * *

Loriana Kuka nuk ka të ndalur, kësaj here ajo arriti të kualifikohet ne finale .

Kuka kësaj here mposhti rusen Nikiforova për të kaluar ne finale.

Në finale do të takohet me fituesin e takimit  në mes të  ukrainases Turchyn dhe ruses Gimaletdinova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat