Majlinda Kelmendi me pagë të përafërt me ministrin e Sportit

Xhudo

Majlinda Kelmendi me pagë të përafërt me ministrin e Sportit

Më: 10 maj 2018 Në ora: 14:38
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, dhe Majlinda Kelmendi,

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me xhudisten Majlinda Kelmendi, për mbështetje financiare të sportistes në vlerë prej 12 mijë euro.

Qëllimi i mbështetjes financiare të xhudistes Kelmendi bëhet për realizimin e objektivave dhe synimeve për vitin 2018 duke bazuar në politikat programore të sportit për avancimin e sportit cilësor dhe zhvillimin e aktivisteve sportive të karakterit ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit.

Ministri Gashi e vlerësoi se kjo mbështetje financiare për sportistët që arrijnë rezultate kulmore siç është rasti i medalistes olimpike Majlinda Kelmendi është një lloj mirënjohje nga shteti dhe një nxitje për prezantim e përfaqësim sa më cilësor të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.

Xhudistja Kelmendi falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen e vazhdueshme që MKRS-ja po jep jo vetëm për të personalisht, por edhe për xhudistët tjerë të Kosovës.

Kelmendi premtoi se Kosovës do t’i sjellë edhe medalje tjera dhe me punën e saj emrin e shtetit tonë do ta afirmojë edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat