Nesër pritet medalja e parë për Kosovën në Tarragona 2018

Xhudo

Nesër pritet medalja e parë për Kosovën në Tarragona 2018

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 23:50
Kosova

Medalja e parë dhe historike për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 mund të ndodh nesër (e mërkurë).

Ekipi i xhudos që të hënën mbrëma u akomodua në Fshatin Mesdhetar të Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018, sot ka mësuar edhe shortin, kurse nesër në gara do të jenë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Kampionia e Evropës për vitin 2018 në kategorinë -57 kilogramë, Nora Gjakova, është bartëse e grupit të saj, dhe për këtë arsye raundin e parë e kalon pa luftë, duke iu mundësuar kualifikimi direkt në çerekfinale

.Në çerekfinale Nora pret fituesen e çiftit, Aurora Shkoza (Shqipëri) – Tina Shikiq (Kroaci).

Nënkampionia e Evropës për këtë vit, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kilogramë, po ashtu është kualifikuar direkt në çerekfinale si bartëse e grupit. Ajo pret fituesen e çiftit, Isabel Perez Boix (Spanjë) – Arbëresha Rexhepi, shqiptare e Maqedonisë

.Akil Gjakova në kategorinë -73 kilogramë, është bartës i grupit të tij dhe në çerekfinale do të presë fituesin e çiftit, J.Fernandes (Portugali) – J.Ramirez (Spanjë).

Në kategorinë -63 kilogramë, konkurrenca e femrave, Laura Fazliu përballet në 1/8 e finales me serben, Jovana Obradoviq. Akili dhe Laura garojnë të enjten.

Garuesja e fundit që përfaqëson xhudon në Tarragona 2018, është Loriana Kuka, e cila garon në -78 kilogramë. Shorti Lorianën e përballi me spanjollen, Laia Talarn Compano. Ajo garon të premten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat