Loriana Kuka ka rrëmbyer medaljen e argjendtë në Tarragona të Spanjës, duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm.
Në finale ajo u mposht nga italiania Giorgia Stangherlin, në kategorinë 78 kilogramë.
Xhudistja Loriana Kuka ia ka siguruar medaljen e katërt Kosovës nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.
Xhudistja jonë mposhti në gjysmëfinale sllovenen, Patricia Brolih, në kategorinë -78 kg.
Finalja e Lorianës zhvillohet nga ora 17:00. Pas Distria Krasniqit, Akil Gjakovës, Nora Gjakovës, Loriana i sjellë edhe një medalje shtetit tonë nga Spanja. Deri me tash janë fituar tri medalje të arta, sukses i jashtëzakonshëm, e gjitha falë punës së palodhshme të trajnerit Driton Kuka.