Shteti i Kosovës duhet të investojë miliona euro në xhudo, a e dini pse?

Xhudo

Shteti i Kosovës duhet të investojë miliona euro në xhudo, a e dini pse?

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2018 Në ora: 19:24
Kombëtarja e Kosovës në xhudo

Gjithçka është e qartë se ku duhet të investohet jo me qindra mijëra, por me miliona euro.  Shteti i Kosovës duhet të investojë me miliona euro në xhudo sepse rezultatet brilantet janë dëshmia më e mirë se aty duhet të derdhen mjete. Xhudoja tregoi në Lojërat Mesdhetare se nuk kishte konkurrencë , fituan tri medalje të arta e një të argjendtë: Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana  Kuka (-78 kg), Akil Gjakova (-73 kg) na zbardhën fytyrën në shtetin e Spanjës që nuk e njeh Kosovën. Jo vetëm në Spanjë, por Rusinë e kishin dridhur në vitet e kaluara kur Majlinda Kelmendi kishte fituar titullin e Evropës dhe e ka detyruar gardën ruse me 21 prill të viti 2016 ta nderoi Flamurin dhe Himnin e Kosovës. Asgjë më mirë e më bukur nuk ka se të merret një iniciativë që në çdo qytet e qytezë të ndërtohen palestrat e xhudos, madje edhe një palestër me rreth 10 mijë ulëse. 

Xhudoja e ka trajnerin e klasit botëror, ai e ka emrin Driton Kuka, i cili nuk është më larg se 100 kilometra larg nga Prishtina, pra jeton në Pejë.  Driton Kuka duhet të jetë këshilltari i të gjitha sporteve dhe aty të merret receta se si mund të arrihen te titujt. Prandaj, investimet duhet të bëhen me miliona në xhudo, ndërsa sporteve tjera t’iu tërhiqet vërejtja sidomos atyre individuale, që të përqendrohen ose të fokusohen në një, dy apo tre garues, ku mund të bëjnë diçka dhe aty të derdhin mjete dhe jo si zakonisht të shkojnë me 30 apo katër veta, më shumë turistë se vlerë. Këtë duhet ta kenë parasysh Komiteti Olimpik i Kosovës, Ministria e Sportit dhe shteti, që ta bëjnë kusht: Boll shkuat jashtë vendit e pa medalje, e xhudo i solli të gjitha deri të medaljet e artë olimpike. Së fundi: Nora, Distra e Akili të artë dhe Loriana e argjendtë në Lojërat Mesdhetare.

Përderisa trajnerin Zinedine Zidane me tre tituj rresht në Champions League me Real Madridin, sot e kërkon Katari dhe i ofron kontratë të majme me 200 milionë euro, kurse Driton Kuka është mëkat mos të ketë një pagë mujore më shumë se 50 mijë euro për ato që i solli Kosovës dhe që e lartësoi në pesë Kontinentet e botës. Sukseset nuk janë të rastit në xhudo, por si fryt i punës së palodhshme, me vite të tëra dhe këtë e di më së miri Driton Kuka, për faktin se goxha kohë iu ka dashur mi bindë disa, që sot vrapojnë pas tij, bëjnë selfie dhe mburren me të, dikur as që i kanë besuar. Madje disa thoshin se po i blenë medaljet, por tani e vërteta doli në shesh dhe disa skuqen herë - herë kur dalin para tij, për ato që i kanë thënë para disa viteve. Dritoni ka dëshmuar vlerat e tija, me garues që ka ndërtuar, ka bërë botën që të raportojë e të flasë gjer e gjatë dhe të interesohen dhe për ujin që pi Majlinda Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat