Distria e shkëlqyeshme, e bronztë në Budapest! - Bota Sot
Distria e shkëlqyeshme, e bronztë në Budapest!

Xhudo

E shtunë, 18 gusht 2018

Distria e shkëlqyeshme, e bronztë në Budapest!

Nga: K. G. Më: 10 gusht 2018 Në ora: 14:50
Distria Krasniqi? kualikohet në gjysmëfinale

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (-48 kg), është stolisur me medalje të bronztë në turneun prestigjioz Grand Prix në Budapest. Ajo në repesazh, në luftë për medalje të bronztë e mposhti belgen Anne Jura. Distria ishte jashtëzakonisht e mirë dhe në asnjë moment nuk i dha rast rivales që të jetë e rrezikshme. Distria e menaxhoi luftën me mjeshtëri dhe shënoi fitore bindëse e me ippon.  Distria fiton pikë të mëdha për Lojërat Olimpike - "Tokio 2020".

Disi rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në rrethin e dytë e mundi pa problem izraeliten Noa Minsker. Në rrethin e tretë dominoi kundër portugezes Catarina Costa, kurse në çerekfinale Krasniqi dha maksimumin në përballje me argjentinasen Paula Pareto, duke e deklasuar. Mirëpo në gjysmëfinale ka qenë e pafat e cila pas vazhdimeve mundet nga japonezja Hiromi Endo. 

Disi luftoi me gjithë fuqinë që kishte por nuk ia doli ndaj Endos. “Sakrifica e Disit filloi të shpaguhet! Ajo shënoi katër fitore në kategorinë e saj 48 kg. Në luftën e parë mposhti Izraeliten Minsker, në luftën e dytë portugezen Costa e në të tretën kampionen aktuale Olimpike Paula Pareto. Në gjysmëfinale humbi pas 10 minutash luftë kundër japonezes Endo dhe në luftë për medalje të bronztë fitoi kundër belges!”, tha Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës. “Disi ka zbritur në 48 kg për të arritur Normën Olimpike! Heroinat tona po shkojnë drejt Tokios në mënyrë të sigurt!", theksoi Kuka. Përzgjedhësi tha se është një sukses i madh i Disit. “Medalja e parë e Disit në ciklin kualifikues në kategorinë 48 kg! Për medalje mposhti belgen Ana Jura. 350 pikë olimpike, drejt ‘Tokio 2020’!”, shkruan Kuka.

Xhudoja nuk ka të ndalur me suksese. Xhudistet në çdo garë po tregojnë nivel të lartë, që nga Nora Gjakova, Distria Krasniqi, xhudisti Akil Gjakova etj., të gjithë këta po luftojnë për të siguruar normën olimpike, pa e llogaritur kampionen olimpike Majlinda Kelmendi (-52 kg), e cila është e pa konkurrencë. Kuka është krenarë me këta xhudiste dhe për sukseset e njëpasnjëshme. Xhudoja është i vetmi sport që po sjellë medalje të nivelit më të lartë ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test