Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (48 kg), luftoi me mish e më shpirt por nuk ia doli të kaloi garuesen shumë të fortë të Ukrainës, Daria Belodid. Distria e nisi furishëm në rrethin e parë, duke e mundur Jasqueline Solis nga Guatemala, por në rrethin e dytë kishte përballë një kundërshtare të jashtëzakonshme, Belodidin. Distria eliminohet nga Kampionati Botëror që po mbahet nga 20-27 shtator në Baku të Azerbajxhanit. Megjithatë, ky është sporti dhe humbjet janë pjesë sportive, por Distria duhet të jetë krenare për angazhimin dhe luftën e saj.