Nora Gjakova fiton duelin ndaj Iraoui

Xhudo

Nora Gjakova fiton duelin ndaj Iraoui

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 10:26
Nora Gjakova

Kampionati botëror i xhudos po vazhdon të zhvillohet në Baku të Azerbejxhanit.

Në këtë kampionat botëror janë duke u paraqitur edhe xhudistët më të mirë kosovarë, të cilët po synojnë të fitojnë epitetin e më të mirëve në botë.

Para pak çasteve në Baku ka ‘lufutuar’ edhe Nora Gjakova, e cili e nisi për mrekulli takimin ndaj marokenës,  Soumiya Iraoui, në raundin e dytë.

Këtë takim e fitoi Nora Gjakova, e cila ishte dukshëm më e fortë se kundërshtarja.

Gjakova e fitoi duelin -57 kg me ippon në Baku të Azerbejxhanit.

Në raundin e ardhshëm Gjakova do të ndeshet me francezën, Gneto P.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat