Loriana eliminohet nga Kampionati Botëror

Xhudo

Loriana eliminohet nga Kampionati Botëror

Nga: K. G. Më: 25 shtator 2018 Në ora: 11:40
Loriana eliminohet nga Kampionati Botëror

Kur nuk e do nuk e do! Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka (78 kg), eliminohet nga Kampionati Botëror, që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.  

Ajo në rrethin e parë është eliminuar nga garuesja me përvojë e Sllovenisë, Klara Apotekar. Loriana luftoi me gjithë arsenalin që kishte, por nuk i shkoi ndoresh, gjithsesi i mungoi edhe përvoja.

Xhudoja kthehet pa medalje nga Kampionati Botëror, megjithatë lanë përshtypje të mira. Duhet theksuar se në këtë ngjarje të madhe nuk mori pjesë krenaria e kombit shqiptar, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat