Trajneri i Majlinda Kelmendit: Dinjitetin mos na ulni...

Xhudo

Trajneri i Majlinda Kelmendit: Dinjitetin mos na ulni...

Nga: K. Goca Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:53
Kombëtarja e Kosovës

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka reaguar ashpër, duke tërhequr vërejtjen disave. Trajneri i kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi, ka kërkuar nga gjithsecili, që të kenë kujdes . “Prezantimi jashtë vendit në emër të shtetit ka përgjegjësi në çdo lloj prezantimi prej sportit e deri te politika!

Përgjegjësi kemi për paraqitje dinjitoze në sjellje, rezultate e edhe në shumë dimensione tjera!

Disa politikan po të ishin garues të xhudos e unë trener i tyre kurrë si kisha kanë me dal jashtë Kosovës në emër të shtetit!

Mosni ju lutem mosni, dinjitetin mos na ulni!

Kemi fituar medaljen e artë Olimpike qysh në pjesëmarrjen e parë që të kemi dinjitet në Botë e para Botës.

Prandaj kujdes se jemi popull me virtyte të larta e me dinjitet!”, tha Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat