Nga Spanja 8 medalje për policinë e Kosovës

Xhudo

Nga Spanja 8 medalje për policinë e Kosovës

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 16:14
Tahiri, Canolli dhe Cena

Në Algeciras të Spanjës ishte dita përmbyllëse e garave të VII Evropiane të Policisë dhe Zjarrfikësve në të cilat kanë marrë pjesë 3400 polic, Zjarrfikës, Doganier, Korrektues dhe Ushtarë nga më shumë se 50 shtete të kontinentit të vjetër. Në këtë garë Policia e Kosovës rrëmbeu 4 medalje të arta, 1 medalje argjendi dhe 3 medalje bronzi, pra gjithsej tre garues rrëmbyen 8 medalje. Për këtë mund të them që në këtë garë ishim mjaft të suksesshëm. “Është hera e dytë që kjo garë Policore mbahet në Spanjë pra shtetin që nuk e ka pranuar Kosovën, nga ne zyrtarisht është kërkuar që të mos i shfaqim simbolet shtetërore të Kosoves sepse në Ceremoninë e hapjes të kësaj gare të gjitha shtetet i kanë pasur mbishkresat e shteteve të tyre pos shtetit tonë, mua si udhëheqës i Ekipit të garuesve nga Kosova më është thënë që të mos shpalosim asnjë simbol të shtetit, megjithatë unë nuk e përfilla këtë urdhër dhe në hapje të garës e shpalosa flamurin e madh të shtetit të Kosovës dhe ditën e nesërme ishte befasi për ne dhe për shtetet e tjera që në web faqen zyrtare të këtyre garave gazetarët na kishin fotografuar dhe hedhur mu fotografinë tonë me flamur të Kosovës ama pa mbishkrimin e Shteti të Kosovës. Shteti përfaqësohet me rezultate dhe me guxim. Në fund të kësaj gare dua të e falënderoj Policinë  e Kosovës për përkrahje se në të kundërtën ëndrrat tona për medalje do të kishin mbetur të pa realizuara. Faleminderit të gjithë atyre që na mbështetën në forma të ndryshme. Shkojmë ne fitore të reja! Kampionët që nuk do të ndalen...”, ka thënë Anton Cena, xhudist veteran. Anton Cena ka fituar dy medalje të arta në xhudo Brazilien Ju-Jitsu; Majlinda Canolli, një të artë, një të argjendtë dhe dy të bronztë në atletikë dhe Xhavit Tahiri, një të artë dhe një të bronztë në atletikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat