Haxhijaj: Është sukses i jashtëzakonshëm për Erzën

Xhudo

Haxhijaj: Është sukses i jashtëzakonshëm për Erzën

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 15:21
Haxhijaj: Është sukses i jashtëzakonshëm për Erzën

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, ka komentuar medaljen historike të Kosovës, të fituar nga xhudistja e re, Erza Muminoviq.
16-vjeçarja nga Peja fitoi të bronztën në kategorinë -44 kilogramë të Lojërave Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, që po mbahen në kryeqytetin e Argjentinës.
“Ishte një ditë e vështirë që na u shpërblye me medalje. Këtij suksesi i është gëzuar i gjithë Ekipi Olimpik i Kosovës. Fituam të bronztën, e cila është historike për ne dhe me këtë rast dua ta përgëzoj Erzën, për të cilën është një sukses i jashtëzakonshëm, si për të, ashtu edhe për Federatën e Xhudos së Kosovës, vetë Komitetin Olimpik të Kosovës dhe gjithë Kosovën. Edhe kësaj radhe nuk do të kthehemi në Kosovë pa medalje”, theksoi Haxhijaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat