Nora Gjakova gjunjëzon rusen në finale, fiton të artën në Abu Dhabi

Xhudo

Nora Gjakova gjunjëzon rusen në finale, fiton të artën në Abu Dhabi

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 17:57
Nora Gjakova

(E plotësuar) - Nora Gjakova ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Në finale ajo ka mposhtur me lehtësi xhudisten ruse Anastasiia Konkina.

Në kategorinë 57 koligramë Gjakova e fitoi finalen me Ippon.

Medalje të argjendtë sot në Abu Dhabi kanë rrëmbyer edhe Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi.

Majlinda Kelmendi humb pas ndërprerjes

Lufta midis Majlinda Kelmendit dhe Odette Giuffridas në finale të kategorisë -52kg në Grand Slam Turneun në Abu Dhabi u ndërpre për shkak të një incidenti, ku e pësoi Kelmendi.

Majlinda Kelmendi paraprakisht kishte jo më pak se gjashtë duele me italianin Giuffrida të cilës i ishte shndërruar në ëndërr tmerri.

Media raporton se italiania e kishte fituar duelin e tyre të parë më 2013 dhe që nga ajo kohë Majlinda, e ka mundur pesë herë radhazi, kurse kulmi i rivalitetit midis këtyre dy sportisteve ka qenë në Rio, në finalen e Lojërave Olimpike, ku Kelmendi fitoi medaljen e artë duke arritur suksesin më të madh në histori të sportit të Kosovës.

Në finalen e Abu Dhabit, Kelmendi kishte motiv shtesë sepse kjo për të ishte gara e saj e tparë e madhe, pas kthimit nga lëndimi.

Image
Majlinda Kelmendi

Mirëpo, një incidenti i çuditshëm e karakterizoi këtë finale. Kelmendi, e cila u paraqit në finale me hundën e mbrojtur me fllasterë dhe bandazhe për shkak të një lëndimi të mëhershëm, pikërisht pësoi çarje në hundë dhe pësoi gjakderdhje.

Kjo shkaktoi ndërprerjen e luftës, meqë duhej të fshihej tatami dhe të dyja xhudistet duhej të ndërronin uniformat e tyre.

Pas lëndimit Kelmendi u kthye në tatami me fytyrën të bandazhuar pothuajse tërësisht dhe “maska” ia vështirësonte frymëmarrjen dhe ia pengonte pamjen.

Përkundër kësja Kelmendi nuk u dorëzua dhe vazhdoi të luftojë me italianen, mirëpo, gjyqtarët vendosen ta ndërprejnë finalen për shkak se ishte e pamundur të ndërpritej gjakderdhja, pa u trajtuar më mirë.

Kështu, Giuffrida fitoi me ndërprerje, mirëpo, si një sportiste e vërtetë nuk e festoi fitoren duke e ditur se nuk e mundi kundërshtaren, por kosovarja u detyrua të tërhiqet.

Finalja me Giuffridan ishte sfida kulmore në kthimin e saj në vëmendjen botërore dhe filimin e ngjitjes nëpr rang listë botërore dhe mbledhjen e pikëve të nevojshme për kualifikim në Lojërat Olimpike të Tokios.

Këto gjëra edhe Kelmendi, por edhe trajneri i saj Driton Kuka i dinë shumë mirë dhe kjo ka qenë arsyeja pse është tempuar forma pikërisht për të arritur sukses në këtë turne.

Distria Krasniqi e argjendtë në Abu Dhabi

Distria Krasniqi ka humbur luftën për medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dhabi.

Image
Distria Krasniqi

22 vjeçarja nga Kosova është dashur të pajtohet me medaljen e argjendtë në Abu Dhabi, pasi është mundur me Ippon në finale nga garuesja nga Mongolia, Urantsetseg Munkhbat, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Krasniqi në këtë Grand Slam të respektuar pati paraqitje të mirë duke arritur deri në finale ku eliminoi  garuese të njohura në botën e xhudos.

Vlen të ceket se në gjysmëfinale, Distria ka mundur kampionen olimpike të ‘Rio 2016’, xhudisten nga Argjentina Paula Pareto.

Vlen të ceket se Kosova në finale ndodhet edhe në dy kategori, atë 52 kilogramë me Majlinda Kelmendin dhe në 57 kilogramë me Nora Gjakovën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat