Kuka: Ishte vendim i vështirë i imi

Xhudo

Kuka: Ishte vendim i vështirë i imi

Nga: K. G. Më: 30 tetor 2018 Në ora: 12:44
Majlinda Kelmendi

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, shprehet se ka qenë vendim i vështirë i tij në lidhje me kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi. “Me medalje të argjendtë në një Grand Slam! Ishte vendim i vështirë i imi të kthehet në garë kaq të fortë por tani më ndjehem mirë pas performancës së saj!

Rikthehet me medalje, arriti në finalen e madhe, gjakderdhja nga një çarje shtyri mjekun të marr vendim që të ndërpres luftën por...

Rikthimi i saj është i fuqishëm.

Stresi për mua para kësaj gare ishte shumëfish ma i madh se para garave tjera! Doja që gara e parë të jetë me sukses dhe ashtu doli! Nora, Disi e Akili por së shpejti edhe Loriana me Kampionen Olimpike drejt Tokyo 2020!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat